Kampioni i UFC-së në kategorinë gjysmë të rëndë, Alex Pereira, ka thënë se është i hapur për një meç boksi me kampionin e botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Oleksandr Usyk.
37-vjeçari Pereira të shtunën do të mundohet ta mbrojë titullin kur do të përballet me Magomed Ankalaevin në “UFC 313” në Las Vegas.
Nëse fiton, ai pritet të ketë luftëra tjera dhe këtë e ka konfirmuar vetë Pereira.
“Në të ardhmen do të doja të përballesha me Dricus du Plessisin ose Jon Jonesin, apo edhe me Oleksandr Usykun në boks”, ka thënë Pereira. “E shoh të mundur këtë, por kjo nuk varet nga unë. Varet nga UFC”.
UFC është seria më e madhe e Arteve Marciale të Përziera.
Ukrainasi Usyk është i pamposhtur në boksin profesionist dhe fitoi ndaj Tyson Furyt dy herë në vitin 2024, duke e çimentuar statusin si boksieri më i mirë i kategorisë së rëndë në gjeneratën e tij.