Kiana Kryeziu ka garuar të shtunën në disiplinën Super-G në Kampionatin Botëror për juniorë në skijim alpin.
Botërori po mbahet në Tarvisio të Italisë.
Skitarja kosovare u rendit e 42-ta me kohë prej 1:08.88 minuta.
Garën e përfunduan 45 skitare, ndërsa Chiara Di Camillo që përfaqëson Shqipërinë u rendit e 45-ta.
12 skitare nuk e përfunduan lëshimin, ndërsa një u diskualifikua.
Medaljen e artë e fitoi Jasmin Mathis e Zvicrës me kohë prej 1:02.30 minuta. Leonie Zegg e Austrisë ishte e dyta, ndërsa Sara Thaler e Italisë e treta.