Liverpooli është një nga katër klubet e mëdha që po konkurrojnë për transferimin e ish-lojtarit të Manchester United, sipas raportimeve të fundit.
Një afat kalimtar veror i ngarkuar pritet të jetë për Liverpoolin, të cilët kanë nënshkruar vetëm me Federico Chiesan në dy afatet e fundit kalimtare.
‘Të Kuqtë’ besohet se po synojnë transferimin e një sulmuesi të ri, me Darwin Nunez që me gjasë do të shitet në fund të sezonit.
Tani, sipas raportimeve nga Spanja, një emër i ri ka dalë në skenë si një objektiv i mundshëm për Liverpoolin.
Siç ka raportuar Fichajes, Liverpooli ka shprehur interesim për transferimin e Mason Greenwood.

Është lënë të kuptohet se Liverpooli është vetëm një nga katër klube të mëdha që po tenton nënshkrimin me sulmuesin e Marseille, i cili u transferua në Francë nga Manchester United verën e kaluar.
Barcelona, të cilët po vazhdojnë të monitorojnë situatën e Greenwood, së bashku me Bayern Munich dhe Juventus janë po ashtu të interesuar.
23-vjeçari iu bashkua ekipit francez në një marrëveshje prej 26.6 milionë eurosh dhe po shijon një sezon fantastik me klubin e tij të ri.
Këtë sezon, Greenwood ka realizuar 15 gola në të gjitha garat, duke përfshirë 14 në kampionat pas 23 ndeshjeve të luajtura.
Marseille është në dijeni të vlerës që ka Greenwood dhe i kanë vendosur një shifër prej 62 milionë eurosh kartonit të tij për klubet e interesuara.
Kjo shumë parash mund të jetë e ekzagjeruar për Barcelonën, por Liverpool, Bayern dhe Juventus që të gjitha janë të gatshme ta paguajnë atë.