Real Madridi është duke shqyrtuar mundësitë për vazhdimin e kontratës së disa futbollistëve por vendimi do të merret në muajin maj, shkruan “Defensa Central” të premten.
Kjo do të thotë se Luka Modriq, njësoj si në edicionin e kaluar, duhet të presë deri në atë kohë.
Klubi madrilen është i lumtur me paraqitjet e tij në këtë sezon, ndonëse mesfushori kroat nuk ka shumë minutazhë.
Modriqi në vitin tjetër do të jetë 40-vjeçar, por synimi i tij është të mbetet te Reali edhe për një edicion, që të jetë i gatshëm për të luajtur në Botërorin 2026.
Synimi i Modriqit me Kroacinë është t’a sigurojë Kupën e Botës dhe më pas të pensionohet.
Veprim të tillë kishte bërë edhe mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili ishte pensionuar pas Kampionatit Evropian të vitit të kaluar.
Modriqi në 41 ndeshje të këtij edicioni ka shënuar katër gola dhe ka kontribuuar me gjashtë asistime.