Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, ka bërë një deklaratë të fortë duke e cilësuar Ligën e Evropës si më të vështirë sesa Champions League.

“Liga e Evropës është shumë më e vështirë, sipas mendimit tim, sesa Liga e Kampionëve. Jo ndeshjet, por rikuperimi për të luajtur në Premier League gjatë fundjavës. Pra, duhet të përballemi me këtë”, tha Amorim.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, pasi Champions League konsiderohet si kompeticioni më prestigjioz në Evropë. Megjithatë, Amorim thekson se ngarkesa fizike dhe intensiteti i dy garave e bëjnë Ligën e Evropës një sfidë edhe më të madhe për skuadrat që konkurrojnë njëkohësisht në ligat vendase.