Eintracht Frankfurti është kundërshtari i radhës i Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Leverkuseni të shtunën nga ora 18:30 do të luajë në udhëtim te Frankfurti, në derbin e javës së 24-t të elitës gjermane.

Bayer Leverkuseni është i pamposhtur në 21 ndeshjet e fundit në ligë.

Megjithatë ndeshja ndaj Frankfurtit konsiderohet e vështirë për kampionin në fuqi të Bundesligës.

Për Frankfurtin do të jetë ndeshje e radhës e vështirë pasi në xhiron e kaluar u mposht nga Bayern Muncheni me rezultatin 4:0.

Leverkuseni ka 50 pikë në vendin e dytë. Lider është Bayerni.

Frankfurti renditet menjëherë në pozitën e tretë me 42 pikë. Frankfurti në dhjetë ndeshjet e fundit në ligë ka tri humbje, katër fitore dhe tri barazime.

Leverkuseni në edicionin e kaluar u shpall kampion pa e pësuar asnjë humbje.

Te skuadra e drejtuar nga trajneri, Xabi Alonso, prej futbollistëve më të rëndësishëm është Granit Xhaka.

Të shtunën nga ora 15:30 është ndeshja mes St. Paulit e Borussia Dortmundit.

Dortmundi në tetë ndeshjet e fundit ka pesë disfata, dy fitore dhe një barazim.

“Verdhezinjtë” kanë 32 pikë në vendin e dhjetë.

St. Pauli renditet në pozitën e 15-të me 21 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.