Selektori Franco Foda e ka publikuar të premten listën e futbollistëve për ndeshjet me Islandën.
Kosova luan dy ndeshje me Islandë në plejofin për Ligën B të Ligës së Kombeve.
Në listën e Fodas ka edhe emra të rinj. Për herë të parë janë ftuar Dion Gallapeni, Vesel Demaku, Lirjon Abdullahu.
Zhegrova, mungesa e madhe e Kosovës
Edon Zhegrova nuk ka sanuar ende lëndimin që e pësoi në dhjetor. Ai do të jetë mungesë e madhe e Kosovës në ndeshjet ndaj Islandës.
Foda të premten shpalli listën për ndeshjet e plejofit, që luhen javën tjetër.
Pjesë e saj nuk është Zhegrova, që në vjeshtë kaloi formë shumë të mirë te Lille.
Nëntë futbollistë në listën rezervë

Abdullahu, talenti 16-vjeçar i ftuar nga Kosova

Selektori Franco Foda e ka ftuar te Kosova talentin Lirjon Abdullahu.
Ai është vetëm 16-vjeçar, ndërsa luan në Gjermani te Stuttgarter Kickers. Në ekipin U17 i ka realizuar 10 gola në 13 paraqitje.
Ai ka luajtur një ndeshje për Kosovën U17, ndërsa e ka shënuar një gol.