Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk ka thënë se bisedimet me zyrtarë të Liverpoolit nuk janë zhvilluar dhe ka shtuar se nuk e ka idenë se çfarë do të ndodh në verë kur atij i skadon kontrata.
“Nuk kam ide. Nuk kam ide për momentin”, ka thënë Van Dijk kur është pyetur nëse do të luajë për Liverpoolin në edicionin e ardhshëm.
“Kanë mbetur edhe 10 ndeshje të këtij edicioni dhe aty është fokusi im”, ka shtuar ndër të tjera Van Dijk.
Përveç Van Dijkut, nga skuadra e Liverpoolit në verë mund të largohen edhe Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, të cilët do të mbesin pa kontrata në fund të edicionit.