Basketbollistet e Bashkimit e kanë fituar për herë të tretë rresht titullin e kampionit të Kosovës në basketboll. Bashkimi fitoi edhe ndeshjen e tretë finale të plejofit ndaj Pejës 03 me rezultat, 69:58. Ndeshja e tretë e plejofit u zhvillua të martën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Bashkimi dominoi nga fillimi i ndeshjes së tretë. Më e dalluara te Bashkimi ishte Adrienne Godbold me 22 pikë e 14 kërcime, kurse Arbnore Përquku e mbylli ndeshjen me 14 pikë, derisa Brooque Williams shënoi 13 pikë.
Te Peja 03, Sara Vraniqi realizoi 12 pikë
Bashkimi e ka fituar edhe Superkupën e Kupën e Kosovës.