Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi janë ndalur në luftën e parë në Kampionatin Evropian të karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
Orana e kategorisë mbi 68 kilogramë humbi 7:2 nga karateistja e Belgjikës, Ophelie Mulolo.
Në luftën e parë u ndal edhe Vlera Qerimi e kategorisë deri 61 kilogramë. Ajo u mposht 2:1 nga karateistja e Maqedonisë së Veriut, Angela Mojsovska.
Në xhiron e parë në kata u ndal edhe Alma Loki. Ajo u eliminua nga ukrainasja, Halyna Zaporozhchenko.
Ndërkohë, Jakup Ajdari ka kaluar një me sukses luftën e parë. Në kategorinë deri 84 kilogramë eliminoi garuesin nga Greqia, Konstantinos Mastrogiannis. Në luftën e dytë punë do të ketë me çekun, Jachym Tinavsky.
Në tatami do të paraqiten edhe Elmedina Istogu e kategorisë deri 61 kilogramë dhe Betim Maliqi i kategorisë deri 75 kilogramë.





























