Takimi i kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, me futbollistin e talentuar Leon Avdullahu ka bërë që në Zvicër t’i frikësohen ikjes së mesfushorit cilësor.
Baseli është njëri nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në Zvicër, ndërsa së fundi kaloi nga Baseli te Hoffenheimi i Bundesligës.
“Zilja duhet të bie për selektorin Murat Yakin. Kosova është vënë pas njërit prej mesfushorëve më të talentuar dhe po bën përparim të konsiderueshëm”, ka shkruar Blick të hënën, një ditë pasi Ademi zhvilloi takimin me Avdullahun në Zvicër.





























