Kampioni i Anglisë në futboll, Liverpooli, mposhti nënkampionin Arsenalin, të dielën në ndeshjen derbi të xhiros së tretë të Premier Leagues së Anglisë.

Derbi i Anglisë u vendos nga supergoli i Dominik Szoboszlait në minutën e 83-të.
Futbollisti hungarez shënoi me goditje të fortë nga rreth 25 metra.

Ndeshja Liverpool – Arsenal, u zhvillua të dielën në stadiumin historik “Anfield” dhe i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit anglez.

Liverpooli është forcuar në vendin e parë më nëntë pikë nga tri ndeshje.
Arsenali zë vendin e tretë me gjashtë pikë.