Real Madridi nuk ka hasur në telashe për të fituar në Kazakistan ndaj Kairat Almatyt.

Kylian Mbappe shkëlqeu në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar të martën mbrëma. Ylli francez realizoi “hat-trick” në fitoren 5:0.

Mbappe shënoi në minutën e 25-të nga penalltia, ndërsa golin për 2:0 e realizoi në minutën e 52-të. “Hat-trickun” e kompletoi në minutën e 74-t, kur u asistua nga Arda Guler.

Eduardo Camavinga, që u aktivizua në minutën e 80-të, shënoi për 4:0 në minutën e 83-të. Brahim Diaz vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 93-të.

Mbappe tani i ka 60 gola në 89 ndeshje në Champions. Vetëm pesë lojtarë kanë më shumë gola se ai në histori të Championsit.

Mbappe i shënoi dy gola për Madridin më 16 shtator, në fitoren 2:1 ndaj Marseilles, në xhiron e parë të fazës së ligës.