Baseli i elitës zvicerane të futbollit ka shënuar fitore ndaj Stuttgartit të Bundesligës gjermane të enjten mbrëma 2:0.

Ndeshja i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa gjurmë lanë Albian Ajeti e Xherdan Shaqiri, me gol e me asistim.

Në minutën e tretë, Ajeti shfrytëzoi një gabim të kundërshtarëve dhe realizoi për 1:0.

Mysafirët humbën penalltinë në minutën e 36-të. Tentimin e Ermedin Demiroviqit e priti portieri Marwin Hitz.

Në minutën e 84-t, Shaqiri e realizoi golin për 2:0.

Shaqiri e kompletoi ndeshjen kurse Ajeti luajti deri në minutën e 71-të.

Dion Kacuri ishte në bankën rezervë.

Pas dy ndeshjeve, Baseli zë vendin e 14-të me tri pikë, ndërsa Stuttgarti që ka tri pikë po ashtu, por zë vendin e 23-të.