Italia është përmirësuar shumë nën drejtimin e përzgjedhësit Gennaro Gattuso duke fituar ndaj Estonisë e Izraelit.

Por kjo nuk është e mjaftueshme për teknikun italian, nëse Italia dështon të kualifikohet në Botërorin 2026.

Ai ka thënë se në rast të dështimit, do të ikë shumë larg.

Gattuso dhe Italia e kanë siguruar plejofin e Botërorit pas fitores 3:0 në Udine ndaj Izraelit.

“Do t’i marr meritat nëse e arrijmë objektivin. Në të kundërtën, do të largohem nga Italia. Aktualisht jetoj larg Italisë, por do të shkoja edhe më larg”, ka deklaruar selektori i Italisë.

Italia do të përballet me Moldavinë dhe Norvegjinë në nëntor.

Italia është e dyta me nëntë pikë, ndërsa lidere është Norvegjia.

Por edhe nëse barazohet me pikë me Norvegjinë, Italia do ta ketë problem të dalë e para në Grupin I për shkak se norvegjezët kanë goldallim të jashtëzakonshëm, 29:3. Goldallimi i Italisë është 18:8.