Cesar Soto Grado, gjyqtari i ndeshjes “El Clásico” mes Real Madrid dhe Barcelonës, u konsultua me monitorin e VAR-it për të përmbysur një penallti që fillimisht e kishte akorduar në minutën e 3-të për një faull të Lamine Yamal ndaj Viniciusit. Pas rishikimit të pamjeve, ai konstatoi se braziliani kishte goditur këmbën e mbjellë të spanjollit. Më vonë, në minutën e 49-të, ai akordoi një penallti për prekje me dorë nga Eric Garcia, duke deklaruar se krahu i tij po “bllokonte hapësirën”.

Penalltia e hershme e përmbysur

Biseda midis Cesar Soto Grado, gjyqtarit kryesor, dhe Javier Iglesias Villanueva, zyrtarit të VAR-it, në minutën e 3-të të ndeshjes, lidhur me vendimin e përmbysur për penalltinë që përfshinte Lamine Yamal dhe Vinicius Junior:

VAR: “Në rregull, Cesar. Do të të tregojmë dy kënde ku mund të shohësh se këmba e Lamine është e mbjellë në tokë dhe është Viniciusi ai që e godet atë nga mbrapa.”

Gjyqtari: “Ndaleni në momentin kur këmba e Lamine është… në rregull. Nuk ka ndërhyrje aty. Është Vini ai që e godet këmbën e tij nga mbrapa. Lamine nuk e pengon lojtarin me numrin ‘7’, Viniciusin, nga Real Madridi. Prandaj, do të akordoj faull, sepse është Vinicius ai që e godet Lamine Yamal,” – tha ai.

VAR: “Faulli është i saktë.”


Prekja me dorë e Eric Garcia-s dhe penalltia e akorduar për Real Madridin

Biseda midis Cesar Soto Grado, gjyqtarit kryesor, dhe Javier Iglesias Villanueva, zyrtarit të VAR-it, në minutën e 49-të të ndeshjes, lidhur me penalltinë e akorduar kundër Eric Garcia për prekje me dorë pas një dueli me Jude Bellingham:

VAR: “Do të të tregoj pozicionin e dorës; për mua është një pozicion i dënueshëm. Dhe do të tregoj gjithë sekuencën që ta vlerësosh.”

Gjyqtari: “Në rregull, ndaleni kur është topi lart… Pozicioni i dorës është shumë i lartë. Topi prek fillimisht Ericun, por më pas godet Bellinghamin, dhe pastaj topi shkon aty – drejt dorës së Ericut – dhe ajo dorë është lart. Siç kemi shpjeguar në disa seminare. Dora nuk është poshtë; është shumë lart; po bllokon një hapësirë. Do të akordoj penallti.”

VAR: “Aprovohet”