Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar ekipin e Kosovës për ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Sllovenisë ku fitoi me rezultatin 2:0.
Në një postim në rrjetin social “X” e ka quajtur fitore të mrekullueshme, derisa ka shtuar se mezi po pret ta shikojë ndeshjes e së martës kundër Zvicrës.
“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës! Mezi pres të shikoj ndeshjen e së martës dhe i uroj ekipit fat të mbarë”, ka shkruar Hargreaves.
Kosova fitoi si mysafire ndaj Sllovenisë me rezultatin 2:0 dhe e siguroi plejofin e Botërorit 2026.



























