Për të qenë portier i parë i Gjermanisë në Botërorin 2026 që organizohet në verën e vitit të ardhshëm, Marc-Andre ter Stegen duhet të ketë më shumë minutazhë.

33-vjeçari, që aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim që e ka lënë jashtë për kohë të gjatë, është duke punuar në këtë drejtim po ashtu.

Ai pritet të largohet nga Barcelona, që portier të parë e sheh Joan Garcian.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Barcelona e ka pranuar ofertën e parë zyrtare për Ter Stegenin.

Beshiktashi pritet që t’i sigurojë shërbimet e tij në formë huazimi, me të drejtën e blerjes për tetë milionë euro.

Portieri gjerman ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028.