Islam Selmani ka regjistruar fitore të madhe në Kampionatin Botëror të karatesë që po mbahet në Kajro të Egjiptit. 

Karateisti Selmani të shtunën mbrëma fitoi 6:3 në çerekfinale ndaj numrit një të botës në kategorinë deri 60 kilogram, Hiromu Hashimoto të Japonisë. 

Selmani e dominoi luftën dhe në fund iu gëzua avancimit në gjysmëfinale të Botërorit të Kajros. 

Në gjysmëfinale, Selmani do të ballafaqohet me karateistin nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov.