Lazio i ka arkëtuar pikët e plota të hënën mbrëma në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e dhjetë të Serie A.

Lazio e mposhti Cagliarin në shtëpi me rezultatin 2:0.

Gustav Isaksen në minutën e 66-të realizoi për 1:0.

Golin e fundit e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 91-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ishte në stol te Lazio.

Për Lazion ishte fitorja e katërt këtë edicion. Ka edhe tri barazime dhe tri fitore.

Renditet në pozitën e tetë me 15 pikë.

Ndërkohë për Cagliarin ishte disfata e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Cagliari ka nëntë pikë në vendin e 14-të.