Mesfushori anglez, Alex Oxlade-Chamberlain, e ndërpreu kontratën me skuadrën e Beshiktashit në fund të muajit gusht.

32-vjeçari Oxlade-Chamberlain është në kërkim të një klubi të ri.

Ai për momentin është kthyer te skuadra e Arsenalit.

Oxlade-Chamberlain aktualisht po stërvitet me ekipin U21 të Arsenalit në mënyrë që të qëndrojë në formë.

Oxlade-Chamberlain luajti për Arsenalin nga viti 2011 deri në vitin 2017.

Si futbollist është zhvilluar te Southamptoni.

Për gjashtë vjet luajti edhe te gjiganti tjetër anglez, Liverpool.

Mësohet se Oxlade-Chamberlain ka refuzuar disa oferta.

Dëshira e tij është që të kthehet të luajë në Premier Leaguen angleze.