Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sonte e luan ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Nga ora 20:45 do të përballet në Encamp kundër Andorrës.
Për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm, Shqipërisë i duhet fitore në ndeshjen ndaj Andorrës. Për të siguruar që të enjten plejofin kualifikues, i duhet edhe fitorja e Anglisë ndaj Serbisë, ndeshje e cila po ashtu nis nga ora 20:45.
Shqipëria synon një turne tjetër të madh të futbollit pas paraqitjes dy herë në Kampionatin Evropian.



























