Irlanda ka regjistruar fitore të madhe 2:0 ndaj Portugalisë të enjten mbrëma në Dublin dhe tani ka hyrë në garë për plejofin e Botërorit 2026.

Portugalia me 10 pikë i prin Grupit F, kurse Hungaria e dyta ka tetë pikë, e shtatë pikë i ka Irlanda në vendin e tretë.

Armenia e fundit ka vetëm tre pikë.

Portugalia duhet ta fitojë ndeshjen e fundit ndaj Armenisë për ta siguruar pozitën e parë në grup dhe avancimin direkt në Botëror.

Ndeshjet e fundit të këtij grupi luhen më 16 nëntor.

Hungaria e pret Irlandën.

Sulmuesi Troy Parrot i shënoi të dy golat për irlandezët, në minutën e 17-të dhe të fundit të pjesës së parë.

Për Cristiano Ronaldon ishte natë jo e mirë, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 61-të.

Ishte kartoni i kuq i parë me Portugalinë, në ndeshjen e 226-të.