Napoli e ka regjistruar barazimin e tretë rresht në elitën italiane të futbollit dhe ka bërë tjetër hap të gabuar drejt mbrojtjes së titullit.

Kampioni në fuqi i Italisë të mërkurën në mbrëmje barazoi pa gola me Parman, në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ishte ndeshja e mbetur e xhiros së 16-të.

Në fakt, Napoli e shënoi një gol me skocezin Scott McTominay, por u anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të situatës në VAR.

Amir Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli në qendër të mbrojtjes.

Napoli pas 20 ndeshjeve ka 40 pikë në pozitën e tretë.

Parma ka 22 pikë.