Fitore të thellë ka shënuar Galatasaray në Superkupën e Turqisë. Galata të hënën mbrëma mposhti Trabzonsporin me rezultat 4:1.
Superkupa e Turqisë u zhvillua në Gaziantep.
Baris Alper Yilmaz në minutën e 38-të, Eren Elmali në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë dhe Yunus Akgun në minutën e 63-të si dhe Mauro Icardi në minutën e 81-të shënuan golat e fitores për Galatasarayn.
Golin e vetëm për Trabzonin e realizoi Felipe Augusto në minutën e 55-të.
Për Trabzonsporin deri në fund të takimit luajti Ernest Muçi.




























