Paraqitja e mirë e Florent Hadërgjonajt në pjesën e parë nuk i mjaftoi në fund skuadrës së Alanyasporit që pësoi disfatë nga Fenerbahçe në shtëpi.
Feneri të dielën e mposhti 3:2 Alanyasporin në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës së Turqisë.
Hadërgjonaj shënoi supergol në minutën e tretë për ta kaluar në epërsi Alanyasporin. Ai asistoi edhe te goli i epërsisë 2:1 të cilin e realizoi Gaius Makouta në minutën e 27-të.
Dy golat e sulmuesit brazilian, Talisca dhe një i Anthony Musabas ia siguruar fitoren skuadrës së Fenerit.
Mbrojtësi i Kosovës, Hadërgjonaj, dhe Aliti e kompletuan ndeshjen tek Alanyaspori.
31-vjeçari Hadërgjonaj këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime.
Alanyaspori ka 21 pikë dhe e zë vendin e dhjetë. Feneri ka 42 pikë në pozitën e dytë. Një pikë më shumë ka Galatasaray që është lider.





























