Dukagjini ka shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes për ta shmangur humbjen nga Gjilani.
Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit përfundoi baras 1:1.
Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Megjithatë, fusha në ‘18 Qershori’ nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme pas reshjeve të fundit të shiut.
Senad Jaroviq e kaloi në epërsi Gjilanin në minutën e 62-të. Por ishte braziliani Vitor Hugo që në minutën e 96-të i barazoi shifrat në 1:1 dhe ia siguroi një pikë shumë të rëndësishme vendësve.
Për Dukagjinin ishte barazimi i gjashtë këtë edicion, krahas tetë fitoreve dhe gjashtë humbjeve.
Ndërsa Gjilani ka shtatë fitore, gjashtë barazime dh shtatë humbje.



























