Fenerbahçe ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Turqi.

Feneri të hënën mbrëma mposhti Gençlerbirligin me rezultat 3:1, në ndeshjen që i takoi javës së 21-të të Superligës së Turqisë.

Feneri zë vendin e dytë me 49 pikë, kurse në vendin e parë është Galatasaray me 52 pikë.