Gjyqtari Federico La Penna ka paraqitur në polici dhe prokurori kërcënimet e shumta me vdekje pas ndeshjes derbi ndërmjet Interit dhe Juventusit e luajtur në fundjavë.
La Penna u komentua shumë për vendimet e tij në ndeshjen derbi të cilën e fitoi Interi 3:2.
Reagimet ishin të ashpra nga juventusi pas përjashtimit me dy kartonë të verdhë të mbrojtësit, Pierre Kalulu.
Për gabimet në derbi, La Penna thuhet se ka marrë kërcënime personale dhe kërcënime edhe për familjen e tij.
Corriere dello Sport mëson se janë hapur hetime, ndërsa La Penna nuk pritet të ndajë drejtësi këtë fundjavë në Serie A.



























