Lindrit Kamberi ka kontribuar me një asistim të shtunën mbrëma në fitoren e skuadrës së Zurichut.
Zurichu e mposhti 2:1 Grasshoppersin në udhëtim në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Zvicrës.
Mbrojtësi Kamberi asistoi te goli për 1:0 të cilin e shënoi Damienus Reverson në minutën e 31-të.
Kamberi e kompletoi ndeshjen. Për 26-vjeçarin ishte asistimi i parë këtë edicion krahas dy golave.
Ndërkohë për Zurichun u paraqitën edhe Valon Berisha dhe Bledian Krasniqi.
Te Grasshoppersi u paraqitën Samuel Krasniqi dhe Amir Abrashi.
Zurichu ka 31 pikë në pozitën e shtatë. Grasshoppersi renditet në pozitën e parafundit me 21 pikë.



























