Vinicius Junior ishte sërish protagonist te Real Madridi në ndeshje ndaj Benficas.
Pasi e shënoi golin e fitores në Lisbonë, ylli brazilian shënoi edhe të mërkurën në “Santiago Bernabeu” për fitoren 2:1 të Real Madridit.
Dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1, Real Madridi ka avancuar nga plejofi në një të tetën e finales së Championsit.
Ashtu si pritej, ndeshja ishte e zjarrtë dhe e tensionuar.
Rafa Silva shënoi për Benfican në minutën e 14-të për epërsinë 1:0.
Në minutën e 16-të madrilenët e barazuan rezultatin në 1:1. Aurelien Tchouameni ishte realizator. Ndeshja më pas ishte shumë interesante. Kishte raste të mira në të dy anët, por goli i radhës u shënua në minutën e 80-të.
Vinicius Junior shënoi gol të bukur me goditje të saktë nga zona për 2:1. Ai shkoi te flamuri i këndit dhe bëri festën e veçantë që i parapriu tensioneve të shumta në Lisbonë. Kishte akuza për fyerje në baza racore ndaj Vini Jr.
Ai të mërkurën e ndjeu përkrahjen e madhe të tifozëve madrilenë dhe e udhëhoqi skuadrën drejt raundit tjetër të Championsit.



























