Skuadra e Llapit është përforcuar me Lorik Sadikun, mesfushorin defensiv që së fundmi ishte pjesë e Shkupit në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut.
Sadiku ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.
21-vjeçari edhe më herët ka luajtur në futbollin kosovar, për Ferizajn dhe KEK-un.
Ka luajtur edhe për skuadrat Rot-Weiss Koblenz dhe MSV Dusseldorf.



























