Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, e ka shënuar golin e parë të sezonit për Metalist 1925, derisa ia siguroi fitoren skuadrës së tij.
Metalist 1925 fitoi të shtunën përballë Oleksandriyas 1:0, në ndeshjen e xhiros së 18-të të elitës ukrainase.
Zabërgja, i cili në këtë edicion të Premier Ligës së Ukrainës e ka edhe një asistim, ishte i saktë nga penalltia në minutën e 82-të.
Tedi Cara luajti te mysafirët deri në minutën e 67-të.
Metalist 1925 i ka 28 pikë në 17 ndeshje dhe zë vendin e pestë.
Lider është Shakhtari me 41 pikë, me një ndeshje më shumë të luajtur.





























