Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga.

Katalonasit triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos, shkruan Gazeta Express. 

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Ronald Araújo në minutën e 24-të, pas një asistimi nga João Cancelo.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 73 pikëve në vendin e parë, shtatë më shumë se Real Madridi, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano mbetet me 32 pikë në vendin e katërmbëdhjetë në tabelë.