Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen ndaj Feronikelit 74 në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Me fitoren 3:0 të mërkurën në Klinë, Dukagjini, siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Dient Isufi në minutën e 17-të, Altin Mërlaku në minutën e 39-të dhe Mërgim Pefqeli në minutën e  72-të shënuan golat për klinasit.

Gjysmëfinalet luhen me dy ndeshje.