Një nga problemet kryesore që prek mijëra futbollistë në mbarë botën është mosrespektimi i kontratave të nënshkruara me klubet e tyre, qoftë nëpërmjet pagesave të vonuara të pagave apo formave të tjera të sjelljes abuzive.

Një total prej 59 futbollistësh të Amerikës së Jugut kanë rikuperuar pagesat e papaguara falë sindikatës së lojtarëve FIFPRO.

Sindikata shkruan se më shumë se 450 mijë euro janë rikuperuar për lojtarët e asistuar.

“Në një situatë tjetër, një lojtar jo vetëm që kishte nevojë të rikuperonte një borxh nga një klub në Kosovë, por donte gjithashtu të siguronte një transferim diku tjetër. Pas negociatave komplekse, të dy objektivat u arritën”, shkruan FIFPRO.

FIFPRO nuk ka zbuluar emrin e lojtarit dhe klubit kosovar. Por ka shtuar se Kosova është një prej vendeve që nuk respekton kontratat e lojtarëve.