Brightoni ka regjistruar fitore të madhe në garën për mbijetesë në elitën angleze të futbollit. Me fitoren 2:1 të dielën ndaj Nottinghamit, Brightoni e ka kaluar Sunderlandin në renditje, ndonëse janë me pikë të njëjta.
Me 37 pikë, Brightoni e Sunderlandi zënë vendin e 11-të e të 12-të.
Diego Gomez shënoi për vendësit në minutën e gjashtë, ndërsa në minutën e 13-të, Morgan Gibbs-White i barazoi shifrat në 1:1.
Danny Welbeck e shënoi golin e fitores në minutën e 15-të.



























