Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka treguar se në pauzë mes pjesëlojëve u kishte kërkuar lojtarëve të mbajnë qetësinë. Kosova ishte në disavantazh 2:1 pas pjesës së parë ndaj Sllovakisë, në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026. Por, arriti të bëjë rikthimin dhe fitoi 4:3.
“Kam kërkuar nga lojtarët ta ruajnë qetësinë pas pjesës së parë. Kemi bërë dy lëvizje taktike në pjesën e dytë. Në pjesën e parë nuk kishim keq, por në përgjithësi pas diskutimeve që patëm reaguam mirë. Kemi dëshmuar që kemi besim në vetvete dhe mund të luftojmë deri në fund”, tha Foda.



























