Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e ‘Play-off’ ndaj Sllovakisë për kualifikimet e botërorit 2026.
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it të Kupës së Botës 2026 kundër Sllovakisë në Bratisllavë më 26 mars dhe në rast fitoreje, finalja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 31 mars, kundër Turqisë ose Rumanisë.
Në listën mungon kapiteni Amir Rrahamin për shkak të lëndimit me skuadrën e tij, Napolin.
Po ashtu nuk është ftuar as Leon Avdullahu, pasi para pak ditësh u njoftua se është lënduar me skuadrën e tij Hoffenheim.



























