Mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 30-të në Superligën e Zvicrës.
Hajrizi e shënoi golin e fitores së Sionit ndaj Zurichut dhe ishte i sigurt në qendër të mbrojtjes.
Ai u zgjodh më i miri me votat e lexuesve të faqes zyrtare të ligës zvicerane.



























