Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti, ka asistuar në fitoren e thellë të Eintracht Frankfurtit të shtunën, në xhiron e 21-të të Bundesligës. 

Frankfurti fitoi me rezultatin 4:1 ndaj Hamburgut. 

Memeti e kompletoi ndeshjen, ndërsa asistoi në golin për 1:0 në minutën e 29-të. 

Eintracht Frankfurti zë vendin e tretë me 39 pikë. 

Memeti ka katër gola të shënuar e po aq asistime në edicionin aktual.