Mediumi i fuqishëm dhe shumë i njohur spanjoll “Marca”, ka shkruar për suksesin historik të Kosovës. 

Pas fitores 4:3 në Bratislavë ndaj Sllovakisë, “Marca” ka shkruar: Muriqi dhe Kosova bëjnë histori në ndeshjen e çmendur në Bratislavë. 

“Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra. Ata e mbyllën ndeshjen duke u mbrojtur pas golit në shtesë nga Sllovakia. Goli i Strelecit i dha shpresë tifozëve vendës, por mbeti vetëm ëndërr. Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon”, ka shkruar “Marca”.