Arbnor Muja ka realizuar një gol në fitoren 2:1 të Sint-Truiden ndaj Cercle Brugge të dielën.
Ai realizoi golin e parë në minutën e 24-t, të ndeshjes që i takoi xhiros së 28-të të elitës së futbollit belg.
Për mitrovicasin është goli i katërt këtë edicion me fanellën e Sint-Truidenit, që zë vendin e tretë me 57 pikë. Është tri pikë prapa liderit Royale Union.



























