Ballkani i ka dhënë fund ecurisë prej dy ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat.

Ballkani të dielën në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll e mposhti në shtëpi Drenicën me rezultatin 1:0.

Mesfushori Giovanni Ribeiro e realizoi golin e fitores për skuadrën suharekase në minutën e 78-të.

Për Drenicën ishte disfata e tretë radhazi në kampionat. Drenica është në pozitën e fundit me 21 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.

Për Ballkanin, fitorja ishte shumë e rëndësishme në garën për titull kampioni. Ka 39 pikë dhe është lartë në tabelë.