Prishtina e Re ka fituar një pikë në Klinë në ndeshjen kundër Dukagjinit.
Ndeshja e javës së 26-të ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës së Re përfundoi baras, 1:1.
Ibrahim Kargbo kaloi Prishtinën e Re në epërsi me golin e realizuar në minutën e 54-t. Por, Altin Mërlaku në minutën e 80-të shënoi golin e barazimit 1:1.
Prishtina e Re humbi penallti në minutën e 14-t. Tony Gomes qëlloi traversën nga pika e bardhë.
Prishtina e Re ka 24 pikë në vendin e fundit, kurse Dukagjini në vendin e gjashtë me 34 pikë.



























