Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publik formacionin për ndeshjen kundër Sllovakisë.
Foda ka vendosur të paraqitet me formacion 5-3-2. Në sulm paraqitet me Vedat Muriqin dhe Fisnik Asllanin.
Pesëshja e mbrojtjes përbëhët nga Lubardh Dellova, Kreshnik Hajrizi, Albian Hajadari dhe Dion Gallapeni, ndërsa në mesfushë në krahun e djathtë paraqitet Mërgim Vojvoda, kurse në të krahun e majtë Florent Muslija. Në qendër të mesfushës luajnë Elvis Rexhbeçaj dhe Veldin Hoxha.
Në portë është i zakonshmi, Arijanet Muriq.




























