Fenerbahçe ka bërë tjetër gabim në garën për titull kampioni në Turqi.
Feneri barazoi 2:2 me Antalyasporin në udhëtim në ndeshjen që i takoi javës së 24-t. Feneri edhe xhiron e kaluar u ndal në barazim nga Kasimpasha.
Levent Mercan shënoi autogol në minutën e 43-të për epërsinë e Antalyasporit.
Antalyaspori e dyfishoi rezultatin në minutën e 49-të me golin që e shënoi Sander van de Streek.
Feneri e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 63-të. Autor i golit ishte Sidiki Cherif.
Shtatë minuta më pas, Feneri e barazoi rezultatin në 2:2 fal autogolit të Veysel Sarit.
Feneri ka 54 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Lider është Galatasaray me katër pikë më shumë.
Antalyaspori e zë vendin e 13-të me 24 pikë.



























