Gabrieli e ka vlerësuar veten si njërin prej lojtarëve me lojën më të mirë në ajër në Premier League.
Ai ka folur për armën e fortë të Arsenalit, goditjet e dënimit dhe ka theksuar se trajnerët e ekipeve kundërshtare, vendosin dy lojtarë pranë tij për ta mbuluar në raste të tilla.
28-vjeçari i ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 42 paraqitje në këtë edicion me fanellën e “topçinjve”.
“Kur isha i ri kam luajtur në sulm dhe kam shënuar shumë gola. Është shumë e vështirë si mbrojtës, por kam punuar dhe kam mësuar shumë. Ne bëjmë punë ekipore në goditjet e dënimit dhe bashkëlojtarët më ndihmojnë, njësoj si unë ata. Sa herë që shkoj në sulm e di se është shans i madh për ne për të shënuar”, ka deklaruar Gabriel për faqen zyrtare të Arsenalit të shtunën.
Arsenali të dielën nga ora 17:30 luan në udhëtim te Manchester City. Fitorja e Arsenalit do ta vendoste titullin e kampionit në Angli.
Arsenali është lider me 70 pikë, gjashtë më shumë se City, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.




























