Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, ndeshjet e futbollit tash e disa muaj janë duke u zhvilluar pa tifozë, në mënyrë që të shmangen infektimet në masë.
Mirëpo kjo nuk e ka ndalur një tifoz të Anglisë, i cili ka udhëtuar deri në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik për të përcjellë kombëtaren e tij, duke e vendosur në një kodër afër stadiumit, ku mund të sheh brenda stadiumit.
Ai ka shpenzuar 410 funta për akomodim në hotel si dhe 70 të tjera për biletë të aeroplanit vetëm që të ketë mundësi ta shikojë ndeshjen nga një mal jashtë stadiumit.
Kombëtarja angleze nuk e dëshpëroi tifozin pasi që arriti t’i marrë 3 pikë të plota, vetëm në minutën e 90, ku sulmuesi i Manchester Cityt, Sterling shënoi nga pika e bardhë./VAR Kosova/