Ish-mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka pranuar se ka shpërndarë një video në Whatsapp kinse për të marrë pjesë në një ndeshje bamirëse, por në fakt kishte qenë një video pornografike, ku shihet një grua e zhveshur në banjë.

Ai ka deklaruar se merr përgjegjësitë për këtë veprim të ulët dhe se e pranon që është një person i rritur që s’duhet të merret me shaka të tilla.

“Unë bëra një shaka të papërshtatshme për të cilën pendohem thellë dhe dua të kërkoj falje. Ishte menduar si një shaka, megjithatë më mungonte konsiderata e plotë për ndjenjat e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë. Unë i fshiva shakatë brenda disa minutash dhe menjëherë u kërkova falje të gjithëve brenda grupit”, është shprehur Toure.

Në këtë ndeshje të bamirësisë do të marrin pjesë lojtarë të famshëm në një ndeshje mes 11-shes më të mirë të Anglisë dhe botës.

Fitimet nga kjo ndeshje do të shkojnë për fëmijët në nevojë.

Në këtë ndeshje bamirësie që do të zhvillohet me 6 shtator do të marrin pjesë Essien, Owen, Ashley Cole, Patrice Evra e të tjerë./VAR Kosova/